26-vjeçarja kishte raportuar për përndjekje vrasësin, prokurori: S’mu duk urgjente
Vanessa Ballan, 26-vjeçarja e gjetur e pajetë nga bashkëshorti më 19 dhjetor brenda shtëpisë ku jetonin me djalin e tyre 4-vjeçar, u vra me 7 goditje thike.
Vrasësi hapi me çekan derën e hyrjes dhe hyri në shtëpi duke e gjetur gruan në befasi. Bujar Fandaj, 41- vjeçari me origjinë kosovare , i cili ishte raportuar muajin e kaluar për përndjekje, është akuzuar për vdekjen e vajzës.
Në shtëpinë e vrasësit janë gjetur thika të ngjashme me atë me të cilën ka goditur gruan. Tashmë për herë të parë, sipas asaj që mësohet, Bujari, pa precedentë penalë, kishte tentuar të hynte në shtëpi, duke u ngjitur mbi gardh, disa javë më parë.
Bujar Fandaj, 41-vjeçari me origjinë kosovare, është ndaluar në orët e vona të mbrëmjes së 19 dhjetorit. Ai akuzohet për vrasjen e 26-vjeçares në shtëpi, në fshatin Spineda di Riese Pio X , në provincën e Trevisos. Viktima është goditur në fytyrë dhe më pas është goditur me thikë të paktën shtatë herë në gjoks.
Zëvendësprokurori i Trevisos, Michele Permunian, dhe eksperti mjekësor, Antonello Cirnelli, shkuan me shpejtësi në vendngjarje dhe përfunduan hetimet. Në duart e gruas kishte lëndime, duke konfirmuar se si viktima u përpoq të shpëtonte nga furia e vrasësit.
Bujar Fandaj dyshohet se ka tentuar të mashtrojë hetuesit. 41-vjeçari “është gjurmuar në shtëpinë e tij dhe me siguri po përgatitej të arratisej pasi kishte bërë dush dhe po ndërronte rrobat”, por “pasdite kishte bërë një telefonatë në numrin 112” ku “ ai, në një mënyrë jo dhe aq indirekte, kishte pranuar se kishte kryer vrasjen dhe kishte thënë se do të dorëzohej në policinë e Riese të nesërmen”. Në realitet, për kryeprokurorin e Trevisos “ka arsye të besohet se ishte një përpjekje për të keqdrejtuar dhe për të fituar kohë”. “Personalisht nuk mendoj se po të mos e kishim ndaluar do të ishte dorëzuar sot”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës