“27 mijë euro një shishe”, Lita zbulon si u zhdukën nga qilari i Agasit

22 Dhjetor 2025 | 22:49

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se hetimi që çoi në zbulimin e një sasie të madhe vere shumë të shtrenjtë që kishte hyrë në vendin tonë pa doganë, ka të bëjë me një rast të kontrabandës së cigareve ku hetohej edhe Ergys Agasi.

Ai  tregoi se bëhet fjalë për verë me vlerë shumë të lartë deri në 30 mijë euro për shishe që u zbuluan bashkë më pajisjet përgjuese që Agasi i përdorte për të regjistruar njerëzit që shkonin ta takonin.

‘Bëhet fjalë për verë të markës Petrus që janë 27-30 mijë euro shishja dhe në total janë 3 ml euro verë që ka hyrë pa doganë. Hetimi ka nisur nga nje hetim parallel për kontrabandë cigaresh, Agasi ka pasur nje kompani duhani, është hetuar për llogari të saj dhe gjatë hetimit janë gjetur shishet e verës dhe materiale të tjera lap top dhe materiale të tjera regjistruese. Ka shumë orë regjistrime.

Sekuencat që kanë dalë në media i kanë avokatët e të pandehurve, aty janë dhjetëra orë që ai ka regjistruar, te AKSH ka disa dosje të tjera veç asaj kryesore, ka edhe familjarë të ministrave, zyrarë të policisë, biznesmenë’, tha Lita.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026