27 milionë euro për të veshur policinë, hapet tenderi i uniformave dhe këpucëve
Policia e Shtetit do të marrë veshje të reja për punonjësit e saj. Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur tenderin me fond limit 27 milionë euro për blerjen e uniformave dhe këpucëve. Sipas kritereve që janë përcaktuar në dokument, furnizimi me uniforma i punonjësve të policisë do të bëhet sipas sezoneve të verës apo dimrit, në mënyrë që të mbulohen nevojat në cdo kohë.
Lidhur me garancitë autoriteti kontraktor nënvizon se lëvrimi i mallit duhet të shoqërohet me deklaratën përkatëse.
“Meqenëse kemi të bëjmë me artikuj për uniforma dhe këpucë për punonjësit e Policisë e Shtetit, cilësia e zgjedhjes së operatorëve ekonomik fitues duhet të jetë maksimale, bazuar në kapacitet ligjore, teknike, profesionale dhe financiare të tyre.
Operatori ekonomik fitues, para fillimit të prodhimit, do të paraqesë nga dy modele fizike të çdo artikulli të cilët duhet të jenë në përputhje me të gjitha kërkesat e paraqitura.
“Për mallrat e prodhuara jashtë vendit të furnizuesi do të jetë plotësisht përgjegjës për të gjitha tatimet dhe taksat, taksat e pullës, tarifat e licencës dhe detyrime të tjera të tilla të vendosura jashtë vendit të blerësit.
Fondi limit për blerjen e veshjeve për Policinë e Shtetit është në total 27 mln euro, nga të cilat vetëm uniformat pritet të kushtojnë deri në 19 mln euro, ndërsa pjesa tjetër e parave do të shpenzohet për këpucë, stema dhe grada.
LEXONI GJITHASHTU
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë