28 viktima nga konsumi i alkoolit artizanal në Indi
Thujse cdo vit, konsumimi i alkoolit artizanal merr jetën e qindra njërezve në Indi. Raportimi më i fundit nga mediat lokale pohon se 28 qytetarë Indianë kanë humbur jetën dhe mbi 60 të tjerë janë në rrezik pas konsumimit të alkoolit.

Pijet alkoolike prodhohen në mënyrë artizanale dhe tregtohen në rrugë më cmime shumë të lira dhe target grupi i cili bie pre e blerjes dhe konsumit të tyre janë shtresa e varfër e shoqërisë.
Kjo ngjarje ndodhi në veri të Indisë ndërkohë që në disa rajone si Ahmedabad dhe Botad të këtij shteti, prodhimi, konsumi dhe shitja e alkoolit janë të ndaluara.

Zyrtarët e policisë njoftuan se testet paraprake laboratorike treguan se kimikatet duke përfshirë metanolin ishin të pranishme në përzierjen e pijeve.
Policia rajonale ka sekuestruar një sasi të madhe të dyshuar me alkool të rremë, si dhe ka arrestuar disa të dyshuar që ishin të përfshirë në tregëtinë e alkoolit.

Kritikët pranojnë se ndalimi i alkoolit inkurajon shitjen e pijeve të paligjshme dhe shpesh të ndotura që prodhohen pa asnjë rregullore.
Vdekjet nga alkooli i prodhuar ilegalisht, i quajtur gjerësisht pije alkoolike, janë të zakonshme në Indi, ku pijet e paligjshme janë të lira dhe shpesh të mbushura me kimikate si pesticide për të rritur fuqinë, duke e bërë atë një industri jashtëzakonisht fitimprurëse.

Ky është incidenti i dytë i madh në të cilin pijet alkoolike false kanë shkaktuar një numër të madh të vdekjeve në vitin e kaluar.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë