280 euro për një kokërr qershi?!

2 Korrik 2022 | 17:26

Një qershi e vetme e varietetit më të çmuar në Japoni arriti në çmimin 40 mijë jenë ose 280 euro, në ankandin e parë të vitit në qytetin verior të Hachinohe.

Qershia është pjesë e varietetit Juno Heart, i njohur për shijen e ëmbël dhe konsiderohet si një dhuratë e nivelit të lartë.

Për të përmbushur standardet, qershitë e kësaj specie duhet të kenë një diametër më shumë se 2,8 centimetra dhe të kenë një përmbajtje sheqeri prej 20 gradësh.

Ato janë gjithashtu qershitë më të mëdha të rritura në Japoni, me një gjerësi minimale prej 31 milimetrash dhe shiten me emrin Aomori Heartbeat.

Në mesin e rreth 50 paketave që ishin në shitje, me 15 nga frutat më të mira, një kuti u shit për 600 mijë jenë, e barabartë me 4.220 euro duke kaluar rekordin prej 450 mijë jenësh të vitit të kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026