3 ambasadorë në Elbasan, takime me PS, PD, Nismën ”Thurje”, por jo me LSI

19 Prill 2021 | 08:47

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca si dhe përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Francës në vendin tonë, Peter Zingraf dhe Elisabeth Barsacq do të jenë sot në Elbasan, ku do të zhvillojë takime me kandidatët të partive kryesore në zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet e ditur se ambasadoret do të zhvillojnë takime me Taulant Ballën, kandidat i PS, Gazmend Bardhin të PD-së, dhe Rudina Hajdarin të Nismës “Thurje”.

Në njoftimin e zyrës së BE, shprehet keqardhje që nuk u bë i mundur një takim me përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por nuk sqarohet për cilat arsye nuk do të zhvillohet.

E pyetur për këtë, as LSI nuk dha një sqarim.

Gjatë fushatës, Elbasanin e kanë vizituar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila përcolli mesazhin për kandidatë të pastra në lista, si dhe ambasadori i italisë Fabricio Bucci.

Më herët në ketë qytet u regjistrua edhe një incident mes simpatizantëve të partive politike.

Lexoni gjithashtu:

Elbasan, militantët e PS dhe PD konfliktohen me grushte në Ditën e Verës, Rama: Shfaqje vulgare, dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026