3 biletat e fundit për Euro 2024/ Në fushë zbresin 6 skuadra, në lojë edhe Polonia
Pasi dështoi të siguronte një biletë për finalet e kampionatit evropian që mbahet në Gjermani, Polonia e Robert Lewandowskit do të provojë ta bëjë këtë një fakt të kryer nëpërmjet playoff.
Këtë të martë luhen 3 finale, ku polakët sfidohen nga Uellsi, në sfidat e tjera Greqia përballet me Gjeorgjinë, ndërsa Ukraina me Islandën.
Në ndeshjet gjysmëfinale, Polonia fitoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Estonisë, duke dominuar plotësisht përballjen, ndërsa Uellsi fitoi 4-1 ndaj Finlandës. Në 5 përballjet e fundit direkte kanë fituar vetëm polakët, ndërsëa sfida e parë mes tyre në histori daton në 73-shin aty ku fitonte Uellsi.
Pas asaj përmbysje 1-2 ndaj Bosnjes, Ukraina kërkon të sigurojë biletën drejt Euro 2024, e për këtë i duhet të kalojë pengesën Islandë. Edhe pse cilësohen favoritë, përballjet e mëparshme mes tyre kanë treguar që ishullorët nuk duhen nënvlerësuar. Në 2017-ën fitonin në shifrat 2-0 me golat e Sigurdsson.
Gjeorgji-Greqi është ndeshja e parë e kësaj të marte që luhet në orën 18 në Tbilisi. Dy ekipet u përballën me njëra-tjetrën dhe në kualifikueset e botërorit në vitin 2021, ku një herë fituan helenët dhe ndeshja tjetër u mbyll në barazim.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 09:20 Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike
- 09:18 Ndalimi i rrjeteve sociale për adoleshentët, Australia synon masa më të ashpra
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 09:06 Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit