English

3 shtyllat e antikorrupsionit, nga edukimi në shkolla te “vettingu” i administratës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fatmir Xhafaj do të aplikojë për reformën anti-korrupsion të njëjtën skemë si ajo e reformës në drejtësi.

- Advertisement -

Punën kryesore do ta kenë ekspertët vendas dhe ata të huaj e në fund materialet do të kalojnë për miratim në tryezat e deputetëve, të cilët do të koordinohen edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Edhe pse opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë komision, mazhoranca do të ecë përpara duke pritur që koha të veprojë për pjesëmarrjen e pakicës parlamentare.

Në Kuvend janë ngritur tre grupe pune pjesë e këtij komisioni antikorrupsion.

Për shtyllën e mirëqeverisjes, do të punohet për komponentë si llogaridhënia dhe transparenca e institucioneve, si hartohen ligjet në vendin tonë, për të shmangur ato që quhen “ligje me porosi” e më e rëndësishmja, kjo shtyllë mund të prodhojë një proces të cilin mund ta quajmë “vettingu i administratës”.  Komisioni synon që për herë të parë të vendosë përmes ligjit një filtër për integritetin e punonjësve të shtetit, duke krijuar një pasaportë të tyre të rrugëtimit në administratë, për të shmangur promovimin e individëve që mund të kenë njolla shkeljesh gjatë karrierës.

Shtylla e dytë me të cilën do të punojë komisioni është antikorrupsioni, për të cilin do të fillohet qysh me edukimin, duke sugjeruar që në kurikulat mësimore shkollore të përfshihen cikle edukuese kundër këtij femomene.

Do të shihet në këtë shtyllë politika penale, e po ashtu do të jenë në fokus partitë politike, ligji për to, dhe kufizimet e tyre për të mos promovuar/kandiduar persona që kanë pasur në një formë apo tjetër lidhje me akte korruptive.

Shtylla e fundit, ajo e sundimit të ligjit do të punojë me institucionet e zbatimit të ligjit në varësi të qeverisë si dhe ato të pavarura. Pjesë e kësaj reforme do të jetë dhe një arkitekturë e re e cila do të shkrijë dhe krijojë institucione të reja për të parandaluar korrupsionin që në nisjet e tij.

Por cili do të jetë procesi i kësaj reforme antikorrupsion?

E qartë është se kjo reformë do të nisë, por nuk do të mbyllet në këtë mandat.

Puna do të nisë me në analizë të situatës, për të skanuar gjendjen dhe për të mbajtur shënim problemet.

Më pas, në hap të dytë, do të hartohet një plan veprimi, se si duhen zgjidhur këto probleme, për të shkuar në hapin përmbyllës, atë të shkrimit dhe miratimit të ligjeve.

Dy hapat e para, analiza dhe plani i veprimit do të kryhet nga ekspertët, dhe deputetët do të angazhohen në hallkën e fundit, atë të hartimit të ligjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?