3 skenarët e seancës së sotme në Kushtetuese: Kur mund të shkojë Tirana në zgjedhje

31 Tetor 2025 | 10:01

Në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet sot seanca publike ku do të shqyrtohet ankimi Erion Veliajt ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.

Në seancë do të jetë i pranishëm edhe kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranë, i cili u shoqërua nën masa të rrepta sigurie nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet që prej shkurtit të këtij viti.

Gazetarja Enkelejda Mema tregoi se në varësi të vendimmarrjes së sotme të GJ, në tre skenarë të mundshëm, data më e mundshme dhe e fundit për zgjedhjet e Tiranës pritet të jetë pranvera e 2026.

“Duke parashikuar të tri skenarët: në rastin e parë Gjykata Kushtetuese e gjen të drejtë shkarkimin, pritet që data për zgjedhjet vendore për bashkinë Tiranë të jetë e shpejtë, edhe GJK do jetë e drejta të nxjerrë parashtrimi shpejt për ta parashtruar në fletore zyrtare, nëse jemi në skenarin që nuk e gjen të drejtë shkarkimin e Veliajt dhe pranon ankesën  atëherë në Tiranë nuk do ketë zgjedhje, do presim 2027 ku do ketë zgjedhje vendore.

Ka dhe një skenar të tretë, nëse Gjykata Kushtetuese mund të marrë një vendimmarrje të ndërmjetme ta rikthejë çështjen në Këshillin e Ministrave dhe të kërkojë që ta bëjë shkarkimin e Veliajt në parashikim të Kushtetutës.  Datat më e mundshme dhe e fundit për zgjedhjet e Tiranës pritet të jetë pranvera e 2026”, tha gazetarja Mema.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026