3 viktima nga përmbysja e varkës me emigrantë në Kanalin Anglez

14 Dhjetor 2022 | 10:36

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, pasi një varkë me emigrantë u përmbys teksa ishte duke lundruar në Kanalin Anglez.

Ekipet e kërkmim shpëtimit kanë njoftuar se trupat e pajetë janë duke u transportuar me helikopterë, ndërkohë që dyshohet se mund të ketë edhe viktima të tjera, raporton Daily Mail. 

Thirrjet për ndihmë u morën nga roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar pak para orës 3 të mëngjesit të mërkurës.

Një helikopter francez SAR është gjithashtu i përfshirë në operacion së bashku me Ambulancën Ajrore Kent dhe Sussex.

Deputetja e Doverit, Natalie Elphicke tha se ishte ‘shumë e pikëlluar kur dëgjoi se ka viktima në Kanalin Anglez’.

Ngjarja më e rëndë e emigrantëve  në Kanalin Anglez ndodhi natën e 24 nëntorit 2021, ku një gomone me 34 persona u mbyt pas thirrjeve të vazhdueshme për ndihmë.

Në korrik u raportua një hetim paraprak, i kryer nga një firmë ligjore në emër të disa të afërmve, zbuloi komunikime midis shërbimeve britanike dhe franceze të urgjencës, gjë që sugjeron se asnjëra palë nuk mori përgjegjësinë për katastrofën e shpalosur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026