3 vite burg për tradhtinë? Pastori: Të regullojnë qelitë, mund të shkojnë vetë aty

7 Shkurt 2024 | 14:32

Pastori Akil Pano është shprehur se nëse do të miratohej në Parlament projektligji që dënon me burg deri në 3 vite tradhtinë, atëherë duhet të rregullojnë edhe qelitë, pasi sipas tij, shumë prej politikanëve e biznesmenëve mund të shkojnë aty.

Komentet Pano i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se nuk besonte se kjo nismë do të realizohej dhe sipas tij po bëhej për tërheqjen e vëmendjes publike nga problemet e tjera.

Ai shtoi se martesa në Shqipëri është vërtetë në vështirësi, por tha se nuk mund të rregullohet me frikën e ligjit, por me ndërgjegjësimin e vetëdijes së çdo individi.

“Kjo që thotë zoti Gurra ka lidhje me moshën e dakordësisë për raportet seksuale. Është duke u mbyllur projekt-propozimi për moshën 18 vjeçare ku të legalizohet martesa. Grupmoshat e të miturve janë lehtësisht të manipulueshëm. Kjo ka qenë një marrëdhënie skllavëruese që shkon drejt orgjive dhe raporteve…

Nëse ligjvënësit e majtë që duket se i kanë numrat për të vendosur çdo lloj ligji, nëse do e miratojnë ligjin për kriminalizimin e raporteve jashtëmartesore sa i takon bashkëjetesës me një person tjetër jashtë, nëse ke një lidhje apo një martesë paralele, atëherë bëjnë mirë që të rregullojnë burgjet.

Të përshtatin konditat brenda burgjeve më të mira, sepse një pjesë e mirë e personave që janë bashkëudhëtarë të tyre politikë apo në botën e biznesit do të shkojnë aty. Por unë jam i bindur që kjo është një histori që po përdoret si mjet për zhvendosjen e vëmendjes. Martesa ka nevojë të shpëtohet, por nuk mund të bëhet përmes frikës së ligjit, por përmes nxitjes së vetëdijes te çdo individ”, tha Pano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026