English

3 vjet luftë, Zelensky: Krenar për popullin tim dhe heroizmin absolut të ukrainasve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është krenar për vendin e tij, për “tre vjet të rezistencës” dhe për “tre vjet të heroizmit absolut të ukrainasve”.

- Advertisement -

Zelensky e lëshoi këtë deklaratë në ditën kur bëhen tre vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt, 2022.

“Faleminderit për të gjithë ata që e mbrojnë dhe e ndihmojnë Ukrainën. Për të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. Dhe, qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për shtetin dhe popullin tonë”, tha Zelensky.

Për të shënuar këtë ditë, ai thirri një samit ndërkombëtar të sigurisë në Kiev.

Udhëheqës të Bashkimit Evropian, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë.

“Ne jemi sot në Kiev, sepse Ukraina është Evropë. Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në rrezik. Është fati i Evropës”, shkroi von der Leyen në rrjetet sociale.

 

Konservatorët e Merzit fitojnë zgjedhjet në Gjermani, AfD-ja rritet bindshëm

 

Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës për Qeverinë e re federale, me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive.

Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, bazuar në shifrat e publikuara nga transmetuesit publikë, ARD dhe ZDF.

Sipas tyre, partia e kancelarit Olaf Scholz renditet e treta.

Dalja në zgjedhje ka qenë 83 për qind, në krahasim me 76.6 për qind më 2021.

Më shumë se 59 milionë njerëz kanë pasur të drejtë të votojnë në shtetin me 84 milionë banorë, për të zgjedhur anëtarët e Bundestagut – dhomës së ulët të parlamentit – me 630 ulëse.

 

 

 

 

 

 

Liderët e AfD-së: Kemi mandat për të bërë ndryshim politik

Rritja e AfD-së në zgjedhjet e djeshme në Gjermani. një parti kundër imigrimit, është rezultat i zemërimit publik rreth çështjeve të migrimit dhe sigurisë, pas një morie të sulmeve të kryera nga emigrantët, dhe pas shqetësimeve për dobësim të ekonomisë.

Pavarësisht kësaj, AfD pritet të mbetet jashtë pushtetit, tani për tani, sepse të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të.

Liderët e AfD-së kanë thënë se janë shumë të lumtur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Njëri prej udhëheqësve, Tino Chrupalla, ka thënë se është “shumë krenar” me partinë.

“Ne ishim të bashkuar, fushata jonë ka pasur cak dhe kemi qenë të disiplinuar”, ka thënë ai, duke qenë afër Alice Ëeidelit, udhëheqëses tjetër të partisë.

“Ne mund të bëjmë ndryshim epokal”, ka thënë ai, duke shtuar se janë të hapur për negociata.

“Ne kemi fituar besimin e votuesve dhe kjo duhet të jetë diçka që e pranojnë të gjithë”, ka shtuar ai.

 

 

 

-33.8 gradë, Turqia pushtohet nga akulli, kaos në qarkullimin e automjeteve

 

Pas rënies së vazhdueshme të borës në Turqi për ditë të tëra, e ndikuar nga një valë akulli nga Siberia, shumë vende shënuan temperatura dyshifrore minus gjatë fundjavës dhe autoritetet paralajmëruan qytetarët që të mos dalin jashtë pa nevojë, veçanërisht të moshuarit dhe fëmijët.

Në qytetin malor Gole në Ardahan, mbrëmë u mat një temperaturë minimale prej minus 33.8 gradë dhe në fshatin Bezirhane të rrethit Vans ishte 28.7 gradë nën zero, raporton Haberler.

Në Erzurum, ku temperatura e ajrit ishte minus 27.2 gradë, gjithçka ishte e mbuluar me akull – rrugët, xhamat e automjeteve dhe ndërtesave ngrinë, kështu që shumë njerëz i mbuluan makinat e tyre me batanije.

 

 

Sipas mediave turke, temperaturat në disa provinca turke janë matur nën minus 20 gradë.

Stambolli ishte gjithashtu me borë, trafiku u ngadalësua, shkollat ​​u mbyllën, madje edhe trafiku detar u pezullua.

Të gjitha shërbimet e urgjencës në vend janë në shërbim 24 orë në ditë.

Sipas parashikimit, moti do të ndryshojë duke filluar nga e marta kur temperaturat në Turqi pritet të jenë mbi zero, ndërsa nga e enjtja pritet që temperaturat të kalojnë mbi dhjetë gradë.

 

 

 

 

 

3 vjet nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, 1 mln viktima, miliona të zhvendosur
Sot bëhen saktësisht tre vjet nga lufta në Ukrainë, konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili deri më tani, sipas disa vlerësimeve, ka marrë jetën e më shumë se një milion ushtarëve dhe ka zhvendosur disa milionë njerëz.

Për herë të parë që nga prilli i vitit 2022 dhe negociatat e dështuara në Stamboll, ka shpresë se konflikti mund të përfundojë së shpejti pasi negociatat e drejtpërdrejta u mbajtën në Riad midis Rusisë dhe SHBA-së, ndihma ushtarake dhe financiare e të cilëve mban gjallë Ukrainën.

Administrata e re e Presidentit Donald Trump ka përmbysur plotësisht politikat e paraardhësit të tij, Joe Biden, i cili refuzoi të kontaktonte me presidentin rus Vladimir Putin pas pushtimit të shkurtit 2022 dhe e quajti rregullisht diktator, ngacmues dhe emra të tjerë poshtërues.

 

 

Ukraina ka humbur deri më tani rreth 18 për qind të territorit të saj, me Rusinë që ka shpallur të gjitha rajonet e Krimesë, Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson si territor të saj, megjithëse ajo kontrollon plotësisht Krimenë (Kiev mban vetëm një pjesë të vogël të Luhanskut). Nuk dihet se sa viktima ka pësuar ushtria ukrainase, sepse ato nuk bëhen publike, por Trump tha se sipas të dhënave satelitore amerikane, shifra është rreth 700 mijë.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar vazhdimisht shifra joreale të ulëta prej 45,000. Ushtria ukrainase numëronte nominalisht rreth një milion ushtarë në një moment, por sot ajo ende po kryen rekrutime të detyruara gjithnjë e më agresive, ndërsa udhëheqja shtetërore po shqyrton uljen e kufirit të moshës nga 25 në 18 vjeç. BBC kurrë nuk ka tentuar të zbatojë diçka të ngjashme me Mediazone në Ukrainë.

 

 

 

3 vjet luftë, Zelensky: Krenar për popullin time dhe heroizmin absolut të ukrainasve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është krenar për vendin e tij, për “tre vjet të rezistencës” dhe për “tre vjet të heroizmit absolut të ukrainasve”.

Zelensky e lëshoi këtë deklaratë në ditën kur bëhen tre vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt, 2022.

“Faleminderit për të gjithë ata që e mbrojnë dhe e ndihmojnë Ukrainën. Për të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. Dhe, qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për shtetin dhe popullin tonë”, tha Zelensky.

Për të shënuar këtë ditë, ai thirri një samit ndërkombëtar të sigurisë në Kiev.

Udhëheqës të Bashkimit Evropian, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë.

“Ne jemi sot në Kiev, sepse Ukraina është Evropë. Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në rrezik. Është fati i Evropës”, shkroi von der Leyen në rrjetet sociale.

Ka, gjithashtu, plane për një konferencë të përbashkët shtypi.

Në frontin e luftës, Ushtria e Ukrainës tha se ka rrëzuar 113 nga 185 dronët sulmues rusë, që u hodhën gjatë natës në 12 rajone, përfshirë kryeqytetin Kiev.

Shtatëdhjetë e një dronët tjerë u zhdukën nga radarët pasi u bllokuan.

Dronët ukrainas, ndërkohë, goditën një rafineri nafte në qytetin rus Rijazan, në jug të Moskës.

Lufta trevjeçare shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra ushtarëve dhe civilëve dhe shkatërroi zona të tëra të Ukrainës.

Sipas shifrave të cituara nga Zelensky, së paku 46.000 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe rreth 380.000 janë plagosur.

Ndërkaq, viktimat ruse – përfshirë të vrarët dhe të plagosurit – i kalojnë 700.000, sipas vlerësimeve të Perëndimit në muajin dhjetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?