Shqipëria po “zbrazet”, tkurret numri i popullsisë

28 Shtator 2020 | 17:05

As pandemia dhe kufizimet e udhëtimeve nuk kanë mundur të ndalojnë largimin e shqiptarëve nga vendi. Shanset për punësim dhe rrjedhimisht një jetë më të mirë janë shtysat kryesore pas këtij fenomeni. Ndërkohë, statistikat tregojnë se gjithnjë e më shumë të rinj po aplikojnë për azil.

30 vjet nga eksodi, Shqipëria vazhdon të zbrazet. Autobusë të mbushur me djem të rinj. Me valixhe e batanije, pa zbardhur dita, lënë terminalin e autobusëve ndërkombëtar dhe nisen drejt Gjermanisë, Italisë, Greqisë.

Nga bisedat më ta kupton se askush nuk udhëton për arsye turistike. Tek-tuk syri të kap ndonjë vajzë apo familje. Pjesa më e madhe janë djem të rinj e burra, të cilët kërkojnë një mundësi punësimi në vendet e BE apo edhe ato të rajonit.

Altin Gashi, përfaqësues i një agjencie udhëtimi tregon se kërkesat për largim kanë ardhur në rritje, pavarësisht pandemisë dhe masave që kanë marrë disa shtete për lëvizjen.

“200-350 vetë nisen tani. Momentalisht kanë dalë 4-5 autobus. Destinacioni Gjermania, Kosova, Italia, normal dalin për të punuar atje. Deri në 1500 lëvizin në ditë, 1000 veta i merr veç Greqia, pastaj lëviz Gjermania Italia, Bullgaria”, thotë Gashi.

Sipas Instat, popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2020 ka pësuar një rënie me 0,6 %, krahasuar me periudhën 1 Janar  2019.

Vitin e kaluar, numri i emigrantëve shqiptarë arriti në 43.835 persona, duke pësuar një rritje prej 13,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të Eurostat, 30 mijë e 500 shqiptarë kanë aplikuar për azil nga fillimi i vitit 2019 deri në gusht të 2020. 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë janë persona deri në 34 vjeç.

Departamenti i Popullsisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitin 2100, projekton se popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.

Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë.

 

Lexoni gjithashtu:

Fshati i vilave bosh, më shumë se 50% e banorëve janë larguar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021