300 ankesa për diskriminim në 2023 komisioneri Gajda: Po hiqen njerëz nga puna…
300 ankesa janë depozituar nga qytetarët në adresë të komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi për vitin 2023. Kryekomisioneri Robert Gajda në një intervistë për Euronews Albania, bën me dije se ankesat janë në rritje, ndërsa mbetet i njëjti trend shkaqesh si në vitet e shkuara. Gjendja ekonomike mbetet e përbashkëta e çdo ankuesi.
“Ka një prevalencë të diskriminimit për shkak të aftësisë së kufizuar që lidhet me aksesushmërinë në shërbime publike në godina publike dhe në transportin publik, ndërkohë që konfirmohen bindjet politike si shkak i pretenduar për shkak të shkarkimeve në punë në administratën publike. Gjendja shëndetësore, kryesisht lidhet me mungesën e barnave aty ku duhet të jenë të aksesueshme nga ana e qytetarëve qofte dhe me sasinë që duhet të jepen dhe mbetet të pretenduara shkaqet që lidhen me etninë.
Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi , rrëfen se po rriten rastet e largimit nga puna për këdo që ankohet.
“Hiqen njerëz nga puna vetëm se janë ankuar, Janë ankuar për gjera qe lidhen me vendin e punës apo me mbarëvajtjen e një ndërmarrje apo një kompanie. Ne shohim se ka një tendencë të ndërmarrjeve që ti ndëshkojnë njerëzit që ankohen për mbarëvajtjen e punëve . kjo haset gjerësisht në sektorin publik por ka raste dhe në sektorin privat”- tha Robert Gajda, Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi.
Për komisionerin ky është një shqetësim, pasi privon qytetarët nga denoncimi.
“Kjo është një farë mënyre për ti frikësuar punonjësit, që të mos i lënë ato që të ankohen, Zakonisht njerëzit priren që të ankimojnë kur është ndërprerë marrëdhënia e punës. Pra në atë moment kur s’kanë çfarë humbasin më. Ndërkohë që janë më të prirur punonjësit që të mos ankimojnë shqetësimet që u ndodhin, për shkak të frikës që mbizotëron”- tha Robert Gajda, Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi.
Ankesat kanë ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, por kryeqyteti, Durrësi, apo Shkodra kanë numrin më të lartë të tyre. ndërsa mosha që prevalon është ajo 30-50 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta