Partneriteti 10-vjeçar Vodafone-Microsoft, përfitojnë 300 mln biznese e konsumatorë

18 Janar 2024 | 12:58

Vodafone dhe Microsoft Corp (MSFT) njoftuan krijimin e një partneriteti të ri strategjik 10-vjeçar, nëpërmjet të cilit do të kombinojnë ekspertizën e tyre për t’u ofruar mbi 300 milionë bizneseve, sektorëve publikë dhe konsumatorëve anembanë Evropës dhe Afrikës, platforma digjitale me kapacitet të lartë.

Nëpërmjet këtij partneriteti, kompanitë do të transformojnë eksperiencën e klientit Vodafone duke përdorur mekanizmat e Inteligjencës Artificiale të Microsoft, do të përmirësojnë platformën e menaxhimit të rrjetit IoT (Internet of Things) të Vodafone, do të zhvillojnë shërbime të reja dixhitale e financiare për bizneset në gjithë Evropën e Afrikën, veçanërisht ato të voglat e të mesmet, si dhe do të rishikojnë strategjinë globale të qendrës së të dhënave në renë kompjuterike (cloud).

Vodafone do të investojë 1.5 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme në zgjidhjet e Inteligjencës Artificiale të përqendruara te klientët e në Cloud, në bashkëpunim me Microsoft. Për më tepër, Microsoft do të përdorë shërbimet e lidhjes fikse dhe celulare të Vodafone.

Gjigandi i softuerëve kompjuterikë synon të investojë në platformën e lidhjeve IoT të menaxhuar nga Vodafone, e cila do të zhvillohet si një entitet më vete dhe i pavaruar duke filluar nga prilli 2024. Kompania e re do të tërheqë palët e interesuara dhe do të zgjerojë platformën e saj, duke mundësuar lidhje për pajisje, automjete dhe makineri të ndryshme.

Shërbimet dixhitale të krijuara nga partneriteti i ri do të përdorin teknologjinë më të fundit të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, për të ofruar një përvojë të personalizuar e të diferencuar të klientit nëpërmjet kanaleve të ndryshme. Ato do të ndërtohen mbi politikat e paanshme dhe etike të privatësisë e sigurisë, sipas kuadrit rregullator të Vodafone për përdorimin e Inteligjencës Artificiale me përgjegjshmëri.

Margherita Della Valle, Drejtore Ekzekutive e Grupit Vodafone, tha se: “Vodafone ka hedhur një hap të guximshëm drejt së ardhmes dixhitale të Evropës dhe Afrikës. Ky partneritet unik strategjik me Microsoft do të përshpejtojë transformimin dixhital të klientëve tanë të biznesit, veçanërisht të kompanive të vogla e të mesme dhe do të rrisë cilësinë e përvojës së klientit për konsumatorët.”

“Kjo gjeneratë e re e Inteligjencës Artificiale do të krijojë shumë mundësi të reja për çdo organizatë dhe çdo industri në mbarë botën”, u shpreh Satya Nadella, kryetari i bordit drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Microsoft.  “Jemi të kënaqur që së bashku me Vodafone do të aplikojmë teknologjinë më të fundit të resë kompjuterike (cloud) dhe Inteligjencës Artificiale, ​​për të përmirësuar përvojën e klientit për qindra miliona individë e biznese në Afrikë dhe Evropë, për të ndërtuar produkte e shërbime të reja dhe përshpejtuar kalimin e kompanisë në cloud.”

Vodafone do të përshpejtojë transformimin e tij në renë kompjuterike, duke modernizuar qendrat e të dhënave në Microsoft Azure. Për rrjedhojë, Vodafone do të zëvendësojë qendrat fizike të të dhënave me ato virtuale në gjithë Evropën, duke thjeshtësuar dhe reduktuar kostot operacionale të Teknologjisë së Informacionit, duke reduktuar kërkesat për energji dhe duke ndihmuar në zhvillimin e strategjisë së qëndrueshme të biznesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026