English

3000 demokratë shkodranë në Tiranë për protestën e Berishës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

2500-3000 simpatizantë të Partisë Demokratike në Shkodër pritet t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës.

- Advertisement -

Gazetari i Euronews Albania Teodor Gjerga tha se kreu i bashkisë, Bardh Spahia ka qenë ai që është marrë me organizimin e strukturave të PD lidhur me tubimin që do të mbahet në Tiranë.

Teksa qarku i Shkodrës futet më i përçarë se kurrë në këto zgjedhje lokale, me PD të ndarë në 2 dhe të majtën që synon të marrë për herë të parë bashkinë më të madhe të veriut, numri i personave që janë organizuar për t’iu bashkuar protestës është dukur më i vogël se numri i raportuar nga strukturat e PD.

Opozita organizon sot protestën e katërt, në atë që e ka paralajmëruar prej kohësh se do të jetë një “stinë” protestash kundër qeverisë.

Mbi 1500 efektivë policie do të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste. Në ndihmë të efektivëve të policisë do të vihen edhe efektivë të forcave Speciale RENEA, si Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për të menaxhuar turmën e protestueseve në rast të një skenari të dhunshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?