“3000 shqiptarë përfitojnë”, Cilat janë dy marrëveshjet që u firmosën në Kroaci?
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Kroaci ku dhe takoi homologun e tij Andrej Plenkoviç. Ky takim u zhvillua në kuadër të firmosjes së dy marrëveshjeve mes dy qeverive.
Konkretisht bëhet fjalë për njohjen e pensioneve dhe një marrëveshje në fushën e mjekësisë.
3000 shqiptarë që jetojnë në Kroaci do të kenë mundësi të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve. Të dy vendet do të njohin kontributet e sigurimeve shoqërore.
Shqipëria e ka këtë marrëveshje edhe me Zvicrën, Turqinë, Hungarinë, Çekinë, Kanadanë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun, Kosovën, Austrinë dhe Belgjikën. Ndërkohë me Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi pritet ratifikimi nga palët.
Marrëveshja me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nga ana tjetër është një plan bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë në Fushën e Shëndetit dhe Mjekësisë për vitet 2024-2026.
LEXONI GJITHASHTU:
PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
- 15:04 PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme