32 mijë maturantë testohen sot për gjuhën e huaj, provim veçmas për ata me temperaturë

7 Qershor 2020 | 18:16

Rreth 32 mijë maturantë në Shqipëri po zhvillojnë provimin e parë të maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Ndryshe nga herët e tjera, provimi do të zhvillohet në kushte të veçanta për shkak të COVID-19.

Çdo maturant duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza. Para hyrjes në provim secilit prej tyre do t’u matet temperatura. Edhe nxënësit, të cilët do të rezultojë me temperaturë mbi 37.5, do të kenë mundësi ta kryejnë provimin pa u penalizuar, por në kushte të veçanta. Domosdoshmëria e ruajtjes së distancës fizike mes nxënësve ka bërë që këtë vit të shtohen qendrat.

Ndryshe nga vitet e kaluara ku kishte 192 qendra provimi, këtë vit për shkak të COVID-19 ky numër ka shkuar në 486. Risia e testit të maturës këtë vit është se ai do jetë vetëm me pyetje me alternative. Provimi zgjat 2 orë dhe fillon në orën 10, testi do ketë 60 pyetje me alternativa dhe me nga një pikë secili.

Këtë vit i gjithë procesi i vlerësimit të testit do të kryhet nëpërmjet sistemit të korrigjimit elektronik, ndaj Ministria e Arsimit këshillon të gjithë maturantët, që të tregohen shumë të kujdesshëm me plotësimin e fletë-përgjigjes për të mos dëmtuar barkodin dhe të mos lënë pyetje pa përgjigje.

Çdo maturant që do të kapet me kopje apo celularë do të penalizohet dhe nuk do të ketë të drejtë të japë asnjë provim tjetër të maturës këtë vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026