340 mijë shpendë të ngordhur, bizneset rrezikojnë të mos dëmshpërblehen
Zv.ministrja e Bujqësisë, Eermira Gjeçi thotë se për dëmshpërblimin e kompanisë që ka humbur mijëra shpendë nga virusi, do të zbatohet ligji në fuqi.
Dëmshpërblimi është i parashikuar me ligj vetëm në rast se vërtetohet se kemi të bëjmë me grip shpendësh.
Sipas ministres rezultati i analizave në laboratorin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë kanë rezultuar negative për Influence Aviare dhe pozitive për Laringo Tracheite.
Nga ana tjetër kompania private pretendon të kundërtën dhe çështja mund të shkojë në gjykatë.
Në këtë situatë tha zv.ministrja do të kërkohet një konfirmim i dytë nga një laborator i certifikuar.
Gjeçi pranoi se “dy viruse që ngjajnë shumë me njëra-tjetrën”, por ligji parashikon dëmshpërblim vetëm për grip shpendësh.
“Laringo Tracheite nuk dëmshpërblehet, ka dëmshpërblim vetëm për grip të shpendëve. Konfirmimi vjen nga laboratorë të akredituar. Monstrat janë dhe mund të dërgohen”, tha zv.ministrja.
Zv.ministrja e Bujqësisë tregoi se janë mbi 340 mijë shpendë të ngordhur të cilët do të asgjësohen.
Ish-drejtori i Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, Edi Ferro, tha se ngordhja e shpendëve do rrisë çmimin e vezëve.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve