322 ndeshje në karrierë, Sokol Kushta shpallet “Qytetar Nderi i Vlorës”
Të gjithë e mbajnë mend për golin spektakolar ndaj Partizanit të Beogradit, madje dhe kontributin e jashtëzakonshëm për skuadrën e Flamurtarit dhe kombëtares shqiptare, ish-futbollisti Sokol Kusha, një shembull frymëzimi për brezat e rinj është vlerësuar me titullin ‘Qytetar Nderi i Vlorës’.
Për shkak të pandemisë, ceremonia është zhvilluar këtë fundjavë në qytetin bregdetar, në një sallë ku të pranishëm ishin familjarë, ish-sportistë, deputetë dhe personazhe të tjerë të njohur në vend.
“Falënderoj gjithë njerëzit nga shpirti, që erdhën sot, që u bënë pjesë. Njerëzit asnjëherë nuk janë të përkryer. Kjo është nismë e vazhdim i kësaj pune që ne të bëhemi të përkryer”, tha ish-futbollisti.
Bashkëpunëtorë të Sokol Kushtës, ikona të sportit në Vlorë dhe më gjerë kanë vlerësuar kontributin e futbollistit të shquar vlonjat që mbahet mend nga të gjithë për eliminimin e Partizanit të Beogradit nga garat e Kupës UEFA dhe çoi peshë zemrat e gjithë shqiptarëve
“E njeh jo vetëm çdo shqiptar e vlonjat, por dhe Ballkani. Akoma sot në stadiumet e Beogradit tifozët kundërshtarë thërrasin e emrin e Kushtës për t’i bërë presion”, tha kreu i FSHF, Armand Duka.
Gjatë karrierës së tij, Sokol Kushta regjistron 322 paraqitje, ndërkohë është i vetmi lojtar shqiptar i nominuar për çmimin prestigjioz Topi i Artë. Po ashtu, është një ndër 10 shënuesit më të mirë të kombëtares shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
- KATAR 2022, Maroku nxjerr “jashtë loje” Portugalinë
- Ndërron jetë gazetari amerikan gjatë ndeshjes Holandë-Argjentinë në Katar
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë