English

33-vjeçarja nga Vlora thyen tabunë, drejton autobusin e linjës Shqipëri-Itali

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ajo është 33 vjeç dhe drejton prej më shume se një muaji autobusin me pasagjerë në linjën ndërkombëtare Shqipëri- Itali.

- Advertisement -

Eranda Dishani vajza nga Vlora ka arritur të thyejë tabunë se disa punë janë vetëm për meshkuj.

“Kam 9 vite që e ushtroj si zanat, thashë pse mos ta marrë patentën edhe unë si kolegët e mi . Kam pasur babanë shofer, e kam si trashëgimi”, thotë Eranda Dishani, shofere autobusi.

Erandën e sheh së bashku me kolegët në portin e Vlorës, teksa tregon se udhëtimi i parë ishte adrenalinë, ndërsa tregon përjetimin e pasagjerëve kur shohin një shofere femër.

“Dyshime jo por thonë ua, një shofere femër. Femrat zakonisht, ato janë pak më frikacake”, tregon Eranda.

Edhe pse ka mbaruar studimet e larta për mësuesi, për Erandën pasioni për të qenë shofere tashmë është kthyer në profesionin e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×