35 deputetë të PD rikërkojnë komision hetimor për investimet strategjike
13 Qershor 2022 |
15:43
35 deputetë demokratë kanë ridepozituar për herë të tretë në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për të verifikuar zbatimin e ligjit për investimet strategjike.
Kërkesa e parë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike u rrëzua më 31 maj nga Konferenca e Kryetarëve.
Ndërkohë, të enjten mazhoranca rrëzoi edhe kërkesën e dytë me të njëjtin objekt të opozitës pas tërheqjes së dy deputetëve.
Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë verifikimin e procedurave të ndjekura nga qeveria për dhënien e statusit investitor strategjik të një sërë kompanish.
Sipas deputetëve të PD, ky komitet ka dhënë vendime që prekin çështje të pronave pa transparencë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rrëzohet kërkesa e Grupit Parlamentar të PD-së për investimet strategjike
- Rrëzohet kërkesa e 7 deputetëve për komision për investimet strategjike
Lajme të Sugjeruara
Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet e tij edhe pasditen e kësaj të mërkure lidhur me protestën qytetare në Tiranë. Rama ka hedhur në videon...
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
Ish-Presidenti francez, François Hollande, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku ka patur një takim edhe me Grupin Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Francë në Kuvendin e...
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore