35 kilometra gardh shtesë në kufirin e Greqisë me Turqinë, 5 metra i lartë

1 Prill 2023 | 14:40

Në prani të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, u nënshkrua kontrata për ndërtimin e 35 kilometrave gardh shtesë përgjatë kufirit të Greqisë me Turqinë.

Gjatë nënshkrimit të kontratës të premten, Mitsotakis përsëriti se plani është shtrirja e barrierës kufitare në 140 kilometra. Kryeministri grek tha se do të vazhdojë të kërkojë financim për ndërtimin e barrierës nga fondet evropiane në të gjitha nivelet, njofton “Greek Reporter”.

99.2 milionë euro do t’i kushtojë shtetit grek ndërtimi i një gardhi metalik, pesë metra i lartë. Kontrata u nënshkrua nga ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Takis Theodorikakos dhe përfaqësues të kompanive të ndërtimit, TERNA dhe Intrakat Group.

Gjatësia aktuale e gardhit kufitar midis Greqisë dhe Turqisë, për të cilën qeveria greke vlerëson se ka parandaluar hyrjen e paligjshme të rreth 250 mijë emigrantëve në vitin 2022, është 37.5 kilometra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026