35 vite në karrige me rrota, i moshuari paraplegjik rrëfen jetën mes 4 mureve

3 Dhjetor 2021 | 16:25

Prej 35 vitesh kjo karrige me rrota është kthyer në miken më të ngushtë të Qamil Qazimillës. Një aksident në punë, i ndryshoi përgjithmonë jetën.

“Po punoja me zetor, ishte dishezë dhe doli marshi, më ra bateria në kurriz. Më vështirë nuk kishte, mendova se nuk do të ecja më kjo ishte e gjitha, kjo ngeli me mua”, tha Qamili.

Këtu do të niste një kalvar vështirësish për të dhe familjen e tij. Bashkëshortja dhe djali i vogël janë gjatë gjithë kohës pranë tij. Punët janë të ndara, djali e ndihmon të lëvizë, ndërsa bashkëshortja, kujdeset për ta veshur e ndërruar.

“Kam jetuar një ekonomi të vështirë derisa rrita fëmijët, më duhet nga këtu ta çoj në banjo me karrocë, laje shpërlaje, kryej shërbimet. Nuk ka sesi me mjaftojnë, 110 mijë lekë është shërbimi, plus të tjerat, hajde se ujin nuk e paguaj shtrenjtë, po energjinë elektrike po”, tha Terezina, bashkëshortja e Qamilit.

Deri para pak kohësh, personat paraplegjikë paguanin vetëm 20% të energjisë elektrike. Sot ata marrin vetëm 20 mijë lekë të vjetra në muaj, për dritat.

Në rrugë mungon infrastruktura e duhur, që 78-vjeçari të mund të lëvizë. Oborri është ambienti i vetëm që ai mund të kalojë sado pak kohë, larg shtratit të tij.

“Kjo shtëpi ka qenë bilardo, mbarova komplet duke e ulur me karrige nga kati i dytë, për ta nxjerrë jashtë, derisa bëmë hall dhe dolëm këtu me ndihmën e fëmijëve se nuk dilte asgjë”, Terezina. 31 persona janë në vënë në pranga nga policia e Kosovës, në kuadër të operacionit “Subvencioni 2021”.

Terezina ka qenë në krah bashkëshortit të saj, ashtu siç i premtuan dhe kur lidhën martesë, në të mirë dhe në të keq.

Në të gjithë Shqipërinë ka rreth 6800 persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Një para dhe tetraplegjik merr sot 26.653 lekë në muaj, ndërsa ndihmësi personal i tij 10.653 lekë në muaj. Kjo pagesë e pamjaftueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026