36 mandatet e Tiranës, si ndryshoi vota për partitë krahasuar me 2017

3 Maj 2021 | 16:02

Partia Socialiste mori 18 mandate deputetësh në qarkun e Tiranës, ajo demokratike me aleatët 15, 2 LSI dhe 1 PSD e Tom Doshit. Kjo e fundit kishte rritjen më të dukshme në krahasim me zgjedhjet e 4 viteve më parë. Nga 820 vota në 2017, shënoi një rezultat prej 13 mijë e 273 votash.

Rritje në qarkun e Tiranës, me mbi 54 mijë vota plus kishte PD, por të pamjaftueshme për të kaluar në mandate PS-në.

Partia e Edi Ramës shënoi gjithashtu një rritje me 26 mijë vota. Ndërsa LSI e Kryemadhit në qarkun më të madh të vendit, humbi rreth 28 mijë të tilla në krahasim me 2017-n.

Në bashkinë Kamëz, LSI ruajti pak a shumë të njëjtin rezultat, por PD humbi rreth 10 mijë vota dhe PS shtoi rreth 9000. Rezultat pa shumë diferenca, 2 partitë e mëdha patën në Kavajë e Rrogozhinë, ku LSI mori përkatësisht vetëm 1/3 dhe 1/2 e votave të 2017.

Në Vorë po ashtu humbja ishte thellë për LSI, ku nga 4500 vota të 4 viteve më parë, në 25 prill mori vetëm 900. Në bashkinë Tiranë, 2 partitë e mëdha kishin rritje në vota, me përjashtim sërish të LSI që i përgjysmoi ato.

Në çdo njësi bashkiake, me përjashtim të asaj 3, 4, 8 dhe 10, PS kishte rritje me minimalisht 1000 vota.

Rritje të konsiderueshme kishin demokratët në të gjitha njësitë bashkiake dhe përgjysmim të votave të marra 4 vite më parë kishte LSI.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026