360 mln euro kredi me probleme, ndikon inflacioni dhe normat e interesit
Kreditë me probleme janë ulur lehtë në muajin tetor. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ato përbënin 5.12%, nga 5.24% që kishin qenë në fund të muajit shtator.
Raporti i kredive me probleme është gjithashtu në rritje 0.12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur shënonte nivelin 5%.
Rritja e raportit të kredive të këqija gjatë këtij viti ishte e pritshme, por deri tani kjo rritje ka qenë në përmasa të vogla dhe poshtë pritshmërive të Bankës së Shqipërisë.
Inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit vitin e kaluar, gjykohet se ndikuan në përkeqësimin e treguesve gjatë këtij viti.
Ndërkohë, sa i përket kursit të këmbimit, forcimi i Lekut ka dhënë pjesërisht edhe një efekt paralel negativ, sepse ka tkurrur vlerën e portofolit të kredisë në valutë. Vlera e portofolit të kredisë për ekonominë në fund të tetorit arriti në 7.2 mld euro, me një rritje vjetore prej 1.9%. Në mungesë të efektit të kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë llogarit se rritja vjetore do të kishte qenë rreth 7%.
Në total sistemi bankar shqiptar ka më shumë se 360 milionë euro kredi, e cila nuk paguhet në kohë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein