38 veprat e Polovinës në Pogradec, pasqyrohet në telajo jeta rurale e Shqipërisë

11 Gusht 2025 | 20:10

Në Pogradec u çel ekspozita e piktorit të njohur beratas Agron Polovina, një nga emrat më të spikatur të pikturës bashkëkohore.

Si artist me stil unik, Polovina ndërthur impresionizmin me ngjyrat ekspresive të modernizmit, duke sjellë në telajo peizazhe, portrete dhe skena nga jeta rurale shqiptare.

Punimet e përzgjedhura për këtë ekspozitë pasqyrojnë pjekurinë e tij artistike dhe dashurinë për Pogradecin.

Veprat e Polovinës dallohen për ngjyrat e forta, kontrastet e theksuara dhe penelatat që japin ndjesinë e lëvizjes.

Për të pranishmit ekspozita, shfaq interes të madh, pasi promovon artin shqiptar dhe të afron publikun me krijimtarinë origjinale të autorit

Me stilin e tij të veçantë dhe mesazhin artistik që përcjell, Agron Polovina konfirmon edhe një herë se mbetet një prej zërave më origjinalë të artit pamor shqiptar.

Ekspozita e tij në Pogradec nuk është thjesht një ngjarje kulturore, por një ftesë për të reflektuar mbi bukuritë e Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026