Rusia: Po koordinohemi me Kinën në politikën për Lindjen e Mesme

20 Tetor 2023 | 07:20

Rusia ka thënë të enjten se është duke u koordinuar me Kinën për politikën e saj për Lindje të Mesme dhe Afrikën Veriore.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka qenë këtë javë në Kinë, vend i afërt me Rusinë.

Zëvëndësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, ka zhvilluar takime në Doha me Zhai Jun-in, të dërguarin e posaçëm kinez për Lindje të Mesme, ku kanë diskutuar për konfliktin në mes të Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, i cili e udhëheq Rripin e Gazës.

“Ka pasur konfirmim për fokus kontakt të Moskës dhe Pekinit drejt një koordinimi të ngushtë të përpjekjeve, në interes të një zgjidhjeje politike për këtë dhe krizat tjera në Lindje të Mesme dhe Afrikën Veriore”, është thënë në deklaratën e ministrisë ruse.

Rusia e konsiderohen veten si ndërmjetësuese potenciale në mes të Izraelit dhe Hamasit, i cili e ka nxitur krizën aktuale, pas një sulmi të befasishëm më 7 tetor në Izrael, duke i lënë të vrarë 1.400 njerëz.

Izraeli është përgjigjur me sulme ajrore, të cilat sipas autoriteteve në Gazë i kanë vrarë mbi 3.500 palestinezë dhe i kanë plagosur mbi 12.000 tjerë.

Moska ka tentuar t’i fajësojë pjesërisht Shtetet e Bashkuara për këtë krizë, aletet më të fuqishme të Ukrainës, ndaj të cilës Rusia ka nisur luftë në shkurt të vitit të kaluar.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e hartuar nga Rusia, që bën thirrje për armëpushim humanitar në Gaza, bashkë me largim të pengjeve që i ka marrë Hamasi në Izrael, për qasje humanitare, dhe për evakuim të sigurt të civilëve, ka dështuar të miratohet të hënën e kësaj jave.

Në rezolutë është dënuar dhuna kundër civilëve dhe të gjitha aktet e terrorizmit, pa u përmendur emri i Hamasit.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet

Udhëheqësit e Katarit dhe Pakistanit kanë diskutuar të mërkurën situatën në Lindjen e Mesme, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet të...
16:18 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026