Konflikti në Gaza, kryeministri Britanik takime në Lindjen e Mesme

20 Tetor 2023 | 09:45

Kryeministri britanik Rishi Sunak do të udhëtojë sot në Egjipt për të diskutuar situatën në Izrael dhe Gaza me homologët e tij në rajon.

Sunak do të diskutojë “imperativin e shmangies së përshkallëzimit rajonal dhe parandalimin e humbjes së mëtejshme të panevojshme të jetës civile”, tha zyra e tij.

Të enjten Sunak u takua me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe i kërkoi Arabisë Saudite të ndihmojë në mbështetjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Më herët Sunak qëndroj në Tel Aviv ku pati dhe një konference për mediat me kryeministrin Netanjahu

Në fjalën e tij Sunak tha se: Më vjen keq që jam këtu në rrethana të tilla të tmerrshme.

Në dy javët e fundit, ky vend ka kaluar diçka që asnjë vend, asnjë popull nuk duhet të durojë, më së paku Izraeli i cili ka përjetuar disa nga skenat më të tmerrshme, spektrin e dhunës dhe terrorizmit çdo ditë të ekzistencës së tij. .

Dua të ndaj ngushëllimet e thella të popullit britanik dhe të theksoj se ne mbështesim absolutisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten në përputhje me ligjin ndërkombëtar, për të ndëshkuar Hamasin, dhe për të forcuar sigurinë tuaj për një kohë të gjatë.

Tani, unë e di që ju po merrni çdo masë paraprake për të mbrojtur civilët në kontrast të drejtpërdrejtë me terroristët e Hamasit, të cilët kërkojnë të rrezikojnë civilët.

Unë mirëpres vendimin tuaj të djeshëm që morët për të siguruar që rrugët për në Gaza do të jenë të hapura për hyrjen e ndihmave humanitare. Ne po rrisim ndihmën tonë për rajonin dhe do të kërkojmë të marrim më shumë mbështetje për njerëzit sa më shpejt që të mundemi.

Ju e përshkruani këtë si orën më të errët të Izraelit. Jam krenar që qëndroj këtu me ju në orën më të errët të Izraelit. Si miku juaj, ne do të qëndrojmë me ju në solidaritet, do të qëndrojmë me njerëzit tuaj dhe duam gjithashtu që ju të fitoni” tha kryeministri Britanik

Ndërsa netanjahu iu drejtuar kryeministri Britanik duke i thënë se ” Ju luftuat nazistët 80 vjet më parë me vendosmëri dhe e gjithë bota e mbështeti veprimin tuaj. Presidenti Biden e quajti Hamasin më keq se ISIS. Edhe ai ka te drejte.

Hamasi janë nazistët e rinj, ata janë ISIS-i i ri, dhe ne duhet t’i luftojmë ata së bashku, ashtu si bota e civilizuar e bashkuar për të luftuar nazistët dhe e bashkuar për të luftuar Hamasin, ajo duhet të qëndrojë së bashku tani me Izraelin ndërsa ne luftojmë dhe mundim Hamasin.

Kjo nuk është vetëm beteja jonë. Është beteja e gjithë botës së qytetëruar. Është beteja e Izraelit, është beteja e vendeve të moderuara arabe, është beteja e qytetërimit perëndimor, beteja e botës së lirë, beteja për të ardhmen, – tha Netanjahu.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike

Aleanca e inteligjencës “Five Eyes”, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re, ka paralajmëruar se modelet më të avancuara të...
18:11 | 24/06/2026

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës

Asteroidi (152637) 1997 NC1 do të kalojë pranë Tokës pa rrezik të shtunën dhe do të jetë i dukshëm për vëzhguesit me ndihmën e një...
17:02 | 24/06/2026