Mësuesja: Para 15 vitesh kishte 7 matura, tani mezi bëhen 3 klasa në Bajram Curri
Gjatë vitit 2022, rreth 10% e vajzave në moshë shkollore nuk e ndjekin arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar. Në vitin 2014, ky tregues ishte më pak se 2%.
INSTAT raportoi se, niveli i pjesëmarrjes bruto në arsimin e detyrueshëm është 96,9% për djemtë dhe 90,4% për vajzat. Edhe pjesëmarrja në nivelin e mesëm të studimeve është më e lartë për djemtë se për vajzat, përkatësisht 95,7% dhe 90,2%, ndërsa në nivelin universitar, raporti përmbyset, ku pjesëmarrja është më e lartë për vajzat, me 74,7% krahasimisht me djemtë me 51,5%.
Monika Mulaj, mësuese në Bajram Curri, është shprehur se numri i nxënësve po bie nga viti në vit.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se vitin e kaluar përcollën 7 matura ndërsa këtë vit katër. Ajo shtoi se familjet po largohen drejt vendeve të tjera.
“Konsiston që çdo vit numri i nxënësve në shkolla është më i ulët se një vit më parë . Unë kam 15 vite që jam pjesë e stafit pedagogjik. Vitin e parë ishin 7 matur. Këtë vit përcollëm vetëm 4 matura, ndërsa në klasë të 10 u regjistruan vetëm 3 matura. Shkaku kryesor ka qenë largimi i familjeve drejt vendeve tjera”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon