Heroina në Elbasan, dyshime se i përkiste një grupi kriminal, itenerari që përshkroi kamioni
Heroina e kapura një ditë më parë në Elbasan kanë rikthyer dhe njëherë në qendër të vëmendjes trafikun e drogës së fortë që prej vitesh zhvillohet në këtë qytet.
Droga e sekuestruar u kap në një kamion me dru e ndarë në 8 pako dhe në pranga përfunduan 2 persona: Gëzim Balla shofer I kamionit dhe Gazmir Harremi që dyshohet se siguroi sasinë me lëndë narkotike që u ngarkua në Elbasan.
Gjithashtu lidhur me ngarkesën e kapur policia ndaloi dhe 4 persona të tjerë që pas marrjes në pyetje nga grupit hetimor u lanë të lirë. Sipas hetuesve këta të fundit nuk kanë lidhje me heroinën por thjesht kanë rastisur në servisin ku u ndalua kamioni.
Por pavarësisht arrestimeve hetuesit kanë dyshime se sasia e heroinës I përkiste një grupi të rrezikshëm kriminal që vepron në qytetin e Elbasanit.
Euronews Albania ka ndërtuar dhe itinerarin e lëvizjes së kamionit, që rrugëtimin e tij e nisi nga Turqia për të kaluar në Bullgari e Maqedoni e më pas në Shqipëri ku mori dhe ngarkesën me destinacion final Greqinë.
Në kuadër të këtij operacioni te koduar “Kështjella” policia ka sekuestruar një sërë provash materiale ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West