4 ditë punë në javë, kompanitë britanike zgjedhin opsionin e orëve të shkurtuara
Në Britaninë e Madhe u publikuan ditën e martë rezultatet e një eksperimenti që testonte punën me 4 ditë në javë.
Sipas mediave lokale, nga eksperimenti rezultoi se shumica e kompanive që morën pjesë në të nuk dëshirojnë t’i kthehen sërish punës standarde prej 5 ditësh; ndërsa një e treta e tyre janë të gatshme ta bëjnë këtë ndryshim të përhershëm.
Në studimin e kryer nga qershori deri në dhjetor të vitit të kaluar morën pjesë 61 organizata dhe rreth 2 mijë e 900 punonjës.
Gjatë testimit, vetëm 3 organizata vendosën të ndërprisnin pjesëmarrjen dhe vetëm dy prej tyre vazhdojnë ta shqyrtojnë mundësinë e shkurtimit të orëve të punës.
Vlen të theksohet se eksperimenti ndodhi në rrethana të vështira ekonomike për shumë kompani britanike, të dëmtuara nga inflacioni i lartë, paqëndrueshmëria politike dhe pasojat e Brexit.
Mbajtja e një prove për reduktimin e orëve të punës në kulmin e rënies ekonomike dukej diçka e diskutueshme.
Por të dhënat e eksperimentit britanik përputhen me ato të testeve të kryera me kompanitë në Shtetet e Bashkuara, Irlandë dhe Australi.
Testet në fjalë, të kryera në përmasa më të vogla, treguan rritje të të ardhurave për kompanitë, produktivitet më efikas të punonjësve dhe një rënie të mungesave në punë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni