4 pacientë humbën jetën nga zjarri në spitalin e Hamburgut, 20 persona të plagosur
Katër persona kanë humbur jetën nga zjarri në një spital pranë Hamburgut, në Gjermaninë veriore. Zjarri raportohet se nisi rreth orës 22:45 me orën lokale të enjten në katin e tretë të klinikës Helios në Uelzen.
Thuhet se janë plagosur rreth 20 persona, ndërsa policia tha se numri i të vdekurve mund të rritet duke pasur parasysh seriozitetin e disa plagëve. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit.
140 zjarrfikës dhe punonjës të shpëtimit, duke përfshirë disa nga rrethet fqinje, luftuan për të frenuar zjarrin. Njerëzit u shpëtuan nga klinika, disa duke përdorur shkallë, sipas raporteve.
Policia tha se “thirrjet për ndihmë u dëgjuan” nga brenda ndërtesës. Uelzen ndodhet rreth 70 km në juglindje të Hamburgut. Katër personat e konfirmuar të vdekur ishin të pacientë.
Sipas BBC numri i të vdekurve mund të rritet. “Ka njerëz të tjerë të lënduar aq rëndë sa jeta e tyre është në rrezik akut”, tha zëdhënësi i policisë Michel Koenemann.
Zjarri vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 1 milion euro dëme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në SHBA, raportohet për të plagosur
- Zjarrfikësit në Turqi në “luftë me zjarret”, 48 persona janë shtruar në spital
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë