4 raketa të prodhuara nga SHBA mbi Rusinë Jugore, reagimi i Moskës

20 Dhjetor 2022 | 12:13

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha të hënën se forcat e saj kishin rrëzuar katër raketa anti-rrezatuese të prodhuara nga SHBA mbi një rajon në Rusinë jugore, në kufi me Ukrainën.

Kjo është një nga pretendimet e para të tilla nga Moska, që kur nisi luftën nëntë muaj më parë në Ukrainë.

“Katër raketa amerikane anti-radar ‘HARM’ u rrëzuan në hapësirën ajrore të rajonit të Belgorodit,” tha Igor Konashenkov, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në konferencën e tij të përditshme.

Sipas Forcave Ajrore të SHBA-së , “HARM”, një raketë kundër rrezatimit ajër-tokë, me shpejtësi të lartë, është projektuar për të “kërkuar dhe shkatërruar” sistemet e mbrojtjes ajrore të pajisura me radar.

Të dielën bombardimet goditën rajonin e Belgorodit, duke goditur ndërtesa banimi dhe industriale, sipas guvernatorit të tij, Vyacheslav Gladkov, i cili tha se një person kishte vdekur dhe 10 të tjerë u plagosën në sulmet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026