4 shqiptarë aleatë me kartelin e Sinaloas, gazetari tregon sektorët ku investonin

16 Shtator 2022 | 10:18

Gazetari Xhevahir Zhabina thotë se katër vëllezërit shqiptarë, emrat e të cilëve u publikuan në mediat meksiane si aleatë të kartelit të Sinaloas, prej disa vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre në Meksikë.

Zhabina u shpreh se ata ishin fokusuar kryesisht në bizneset e lojërave të fatit dhe investimet në turizëm.

Zhabina deklaroi se ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse SPAK ka nisur një hetim në vendin tonë.

“Sipas mediave meksikane janë katër vëllezër shqiptarë, Luftar, Ben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Të paktën sipas dokumenteve janë me origjinë nga zona e Elbasanit, veçanërisht Cërriku. Prej disa vitesh kanë aktivitet në Meksikë, kryesisht në bizneset e lojërave të fatit dhe turizmit. Zona ku ata qëndrojnë është ajo e Sinaloas, që është nën kontrollin e këtij karteli.

Sipas mediave në Meksikë, aktiviteti i vëllezërve Hysa është i shtrirë edhe në Shqipëri, fokusi i tyre janë lojërat e fatit dhe investimet në turizëm, i kanë lidhur me disa kompani këtu në Shqipëri. Deri në këto momente, deri në këto momente, edhe nga komunikimi që kemi pasur me SPAK, nuk na është kthyer një përgjigje nëse ka nisur një hetim në vendin tonë”, theksoi ai.

Autoritet e inteligjencës meksikane kanë zbuluar se drejtuesi i një fraksioni të karteli të Sinaloa, Ismael Zambada García i njohur si El Mayo është aleat me mafien shqiptare.

Në mediat meksikane thuhet se shqiptarët po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive që kanë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026