4 vdekje nga fruthi në Europë, OBSH: Në 3 muaj u infektuan mbi 56 mijë fëmijë
Infektimet me fruth kanë shënuar rritje në të gjithë Europën përgjatë 3 muajve të parë të vitit 2024, e për pasojë 4 fëmijë kanë humbur jetën.
Organizata botërore e Shëndetësisë bën me dije se ne 45 shtete janë regjistruar 56 634 raste me fruth. Shifër kjo tejet e lartë krahasuar me vitin 2023, ku përgjatë 12 muajve ishin 61 mijë infektime dhe 13 vdekje.
Sa i takon Shqipërisë, sipas të dhënave zyrtare të ISHP, përgjatë 3 muajve janë regjistruar 38 raste me fruth dhe asnjë fatalitet.
Ekspertët thonë së fruthi ka një efekt shkatërrues në shëndetin e fëmijëve, ku foshnjat janë më të rrezikuara nga komplikime të rënda. Më shumë se gjysma e atyre që u prekën nga fruthi në 2023 u shtruan në spital. Rreth 50% e të infektuarve janë fëmijë nën 5 vjeç.
Infektimet në rritje gjykohet se kanë ardhur si pasojë e mosvaksinimit.
Ndër fëmijët nën 5 vjeç që u prekën nga fruthi në vitin 2023, më shumë se tre të katërtat nuk kishin marrë asnjë dozë vaksinimi kundër fruthit. Rreth 99% e këtyre fëmijëve nuk kanë marrë dy doza të vaksinës që përmban fruthin, e cila ofron mbrojtjen e nevojshme.
OBSH ka dhënë alarmin se ndërsa rastet e fruthit vazhdojnë të rriten, lind nevoja për veprim urgjent e qeverive për të forcuar sistemet shëndetësore dhe rritur mbulesën vaksinale.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte
- 19:23 Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
- 19:12 Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 18:46 Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
- 18:44 Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
- 18:34 E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte