4-vjeçarja humb jetën në kështjellën prej gome, stafi i hutuar nga telefoni

19 Maj 2023 | 19:18

Një vajzë 4 vjeçare ka humbur jetën ndërsa ishte duke luajtur në një park lojërash.

Nëna e saj e shqetësuar që nuk po i dëgjonte më të qeshurën i kërkoi stafit përgjegjës për lodrat që të shkonin e ta kontrollonin, e ndërsa kontrolli u bë, vogëlushja u gjet e pa jetë e ngatërruar në litarët e kështjellës.

Tragjedia ndodhi fundjavën e kaluar në një park argëtimi në qytetin Mykolaiv, në Ukrainën jugore të shkatërruar nga lufta , fundjavën e kaluar.

Menjëherë u thirr ambulanca dhe një person tjetër u përpoq t’i bënte frymëmarrje artificiale.

Nëna e fëmijës ndihet keq që e la të qëndrojë për të luajtur më gjatë. Ato ishin gati të shkonin në shtëpi kur vajza i kërkoi nënës së saj të luante edhe për disa minuta. Gruaja ra dakord dhe priti vajzën e saj në zonën e prindërve në një zonë që kishte një pamje të penguar, thuhet në një raport.

Policia më vonë zbuloi se tre anëtarët e stafit që duhej të kujdeseshin për fëmijën ishin të hutuar nga telefonat e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026