400 gjyqtarë e prokurorë pa Vetting, Balla: Zgjatja e mandatit të KPK duke ndryshuar Kushtetutën me opozitën

23 Qershor 2021 | 16:23

Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë në sistemin e drejtësisë, deri tani 401 kanë kaluar në “sitën” e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose thënë ndryshe shkallën e parë të Vetting-ut.

Gjysma tjetër e zyrtarëve të drejtësisë duhet të kalojnë kontrollin brenda vitit të mbetur nga mandati i KPK-së.

Nisur nga numri i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë kaluar Vetting-un, mazhoranca e ka të qartë hapin e radhës.

“E vetmja zgjidhje është një zgjatje me një dispozite kalimtare në Kushtetutë të mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit”, – tha kryetari i grupit parlamentar të PS-së.

Por për ndryshimin e Kushtetutës, duhet dhe opozita dhe z. Balla thotë se ka kohë të mjaftueshme për të arritur konsensus.

“Me opozitën e re parlamentare ne mund të gjejmë gjuhën e përbashkët për të zgjatur mandatin e tyre”, – shtoi ai.

Në shkurt 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi shkarkimet e para në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo strukturë ka mandat 5-vjeçar, që mbaron në qershorin e vitit 2022.

“Ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë një kohë të gjatë në dispozicion, nëse bëj një përllogaritje minimale të afateve, të paktën 45 ditë. Kështu që do të sugjeroja që kjo do të ishte një çështje që të adresohet me prioritet nga legjislatura e re”, – tha Balla.

Sipas draft strategjisë së Ministrisë së Drejtësisë për reformën në këtë sistem, pritet të ketë zgjatje në zbatimin e saj me të paktën 10 vjet dhe një kosto që mund të shkojë deri në 57 milionë euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Ambasadorja Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të vijojë, ta bëjmë atë realitet

Ambasada amerikane: SHBA-ja mbështet përpjekjet e prokurorëve për të fuqizuar shtetin e së drejtës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026