45 vite nga vrasja e Aldo Moros/ Rrëmbimi dhe ekzekutimi nga Brigadat e Kuqe

7 Maj 2023 | 12:14

Më në 9 maj të vitit 1978, (45 vite më pare) u gjend trupi i pajetë i një burri në një automjet Renault të kuqe, në qendër të Romës.

Bëhej fjalë për Aldo Moron, presidentin e Partisë së Demokristianëve, i vrarë nga Brigadat e Kuqe pas 55 ditësh robëri. Një ngjarje që ka lënë një plagë të pashlyeshme në historinë e Republikës së Italisë, një ngjarje që ende bën bujë.

Por çfarë ndodhi në ato javë që e lanë Italinë në pezull?

Më 16 mars 1978, Aldo Moro ndodhej në Romë, me një Fiat blu. Ai shoqërohej nga karabinierët Domenico Ricci dhe Oreste Leonardi. Pas tyre ishte një automjet tjetër me tre anëtarët e tjerë të eskortës. Ishte dita e inaugurimit të qeverisë së katërt Andreotti: pas vitesh negociatash, ekzekutivi i drejtuar nga kristiandemokratët fitoi besimin e komunistëve.

Rrëmbimi i Aldo Moros dhe masakra

Në atë kohë, PARTIA KOMUNISTE ITALIANE (PCI) dhe Demokristianet ishin partitë kryesore në vend. Fitimi i besimit të komunistëve ishte një arritje historike dhe e shumëpritur për qeverinë. Por kjo nuk ishte ngjarja më e rëndësishme e ditës. Në rrugën “Fani” në jryeqytet, pak pas orës nëntë të mëngjesit, dy makina bllokuan automjetin ku ndodhej Moro me eskortën e tij. Katër anëtarë të Brigadës së Kuqe, Valerio Morucci, Raffaele Fiore, Prospero Gallinari dhe Franco Bonisoli hapën zjarr, duke vrarë eskortën e karabinierëve. Moro, i padëmtuar, u transferua në një makinë të rrëmbyesve.

Një orë më vonë, Brigadat e Kuqe i dërguan një mesazh ANSA-së se ata ishin autorët e rrëmbimit. Lajmi u përhap me shpejtësi. Italia u trondit. Edicionet speciale në TV dhe në radio njoftuan atë që kishte ndodhur. Në Romë dyqanet ulën qepenat dhe qyteti u ndal për një ditë. Ndërkohë, Parlamenti iu përgjigj me besim të shpejtë dhe të gjerë qeverisë së re Andreotti, e cila lindi me një detyrë të vështirë mbi supet e saj: të shpëtonte Aldo Moron.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026