“Karteli i Durrësit”, si pozonin të rinjtë në Tik Tok me kallashnikov në duar
Euronews Albania ka siguruar emrat dhe disa nga fotot e 6 personave të cilët u arrestuan nga policia e Durrësit për armëmbajtje pa leje.
Personat në fjalë kryenin qitje gjatë natës me kallashnikov me qëllim që videot t’i postonin në rrjete sociale.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Njazi Sula 56 vjeç, së bashku me djalin e tij 19-vjeçar Mirlind Sula të cilët akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjithashtu u arrestuan dhe shtetasit: Klivan Pepkolaj, 19 vjeç, Klajdi Jaku 20 vjeç, Aurel Toshi 18 vjeç, Andi Hajdarkolaj 19 vjeç dhe Eljos Toshi 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në vijim të operacionit, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë dhe për një 17-vjeçar, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Policia bën me dije se të rinjtë u ndaluan në flagrancë pas sigurimit të informacionit, se ata po përgatiteshin për të qëlluar në kodrën e fshatit Hamallaj, me armë zjarri që i posedonin pa leje, me qëllim postimin e videove në rrjetin social “TikTok”.
Euronews ka siguruar dhe fotot të të rinjve të cilët shihen duke pozuar me armë automatike në dorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
