47 mijë të vdekur nga vapa, raporti për temperaturat e larta në Europë për 2023

13 Gusht 2024 | 20:27

Gjatë vitit 2023 mbi 47 mijë persona kanë vdekur si pasojë e temperaturave të larta në kontinentin Europian. Shifrat përfshijnë statistika nga 35 shtete të ndryshme.

Shifra është publikuar në një raport të Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global. Jugu i Europës bën pjesë në zonat më të prekura nga temperaturat e larta, të cilat në disa raste kanë kaluar mbi 40 grade celsius. Greqia, Bullgaria, Italia dhe Spanja janë vendet numrin më të lartë të vdekjeve nga nxehtësia.

Për shkak të ndryshimeve klimatike temperaturat po vazhdojnë të ngrihen dhe Evropa është kontinenti i cili po përjeton ngrohjen më të shpejtë në botë. Raporti thotë se numri i vdekjeve në vitin 2023 është më i ulët sesa ai prej 60 mijë vdekjesh të lidhura me temperaturat e larta në vitin 2022.

Ekspertët vlerësojnë se ky numër do të kishte qenë rreth 80% më i lartë, nëse nuk do të ishin marrë masa nga autoritet në shkallë rajonale. Këto masa nënkuptojnë paralajmërimin më të  hershëm për qytetarët, si dhe përmirësimi i kujdesin shëndetësor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar

Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se do të monitorojë nga afër shtetëzimin e kompanisë British Steel, në pronësi të prodhuesit kinez të...
14:02 | 18/07/2026

Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
13:52 | 18/07/2026

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026