“490 mln lekë shtesë për Presidencën”, Kali: Për rikonstruktim dhe shtim punonjësish

2 Nëntor 2022 | 14:27

Presidenca ka kërkuar 490 mln lekë më shumë se viti i kaluar në buxhetin e 2023-shit të parashikuar për këtë institucion.

Sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Florian Kali ka argumentuar në komisionin e ligjeve se këto para kërkohen kryesisht për rikonstruksionin e godinës, shtim të numrit të punonjësve dhe rritje të shpenzimeve për veprimtarinë e presidentit.

Por teksa përfaqësuesi i Presidencës kërkonte më shumë para edhe për shtim të personelit, u pyet nga përfaqësuesit e opozitës lidhur me shkarkimet e 25 punonjësve të administratës, çka shkaktoi debat në komision.

Lidhur me kërkesat e Presidencës për shtim të buxhetit, Ministria e Financave kërkoi t’i vihej në dispozicion një shkresë e detajuar për shpenzimet dhe nevojat që ka ky institucion pasi fondi i pretenduar është i konsiderueshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026