5 mijë civilë, përfshirë 210 fëmijë, të vrarë në Mariupol, thotë kryebashkiaku
Kreu i bashkisë Mariupol ka deklaruar të mërkurën se mbi 5 mijë civilë, përfshirë 210 fëmijë janë vrarë që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, raporton ‘Associated Press’.
Kryebashkiaku i qytetit të rrethuar, Vadym Boichenko thotë se forcat ruse kanë bombarduar spitalet, përfshirë njërin ku 50 persona u dogjën për vdekje.
Boichenko shprehet se më shumë se 90% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar nga bombardimet.
Zyrtarë të britanikë të mbrojtjes thonë se 160 mijë persona gjenden ende në qytet, popullsia e të cilit para luftës ishte 430 mijë banorë.
Ushtria ruse ka rrethuar qytetin strategjik duke i ndërprerë furnizimin me ushqime, ujë dhe energjinë elektrike.
Marrja në kontroll e qytetit do t’i lejonte Rusisë të siguronte korridor tokësor për të kaluar në gadishullin e Krimës, që e ka aneksuar nga Ukraina në 2014.
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri, i kthente që në aeroport
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit