5 turistë ngecën 12 orë në Bogë, flasin djemtë që i shpëtuan në mes të borës

6 Shkurt 2024 | 07:52

Erkin Lika dhe Ornold Baze, të dy anëtarë  të ekipit të kërkim-shpëtimit malor të Shqipërisë kanë rrëfyer në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews momentet kur 5 turistë kishin ngecur mes dëborës në Bogë, të cilëve u dha ndihmë prej tyre.

Në rrëfimin e tij Lika tha se njëri prej turistëve kishte rrëshkitur dhe kishte dëmtuar këmbën, çka sipas tij e bënte më urgjente evakuimin e tyre.

Ndërsa Baze tha se destinacioni i turistëve që ngecën për 12 orë në Bogë ishte maja e Çardakut, të cilën ata sipas tij e kishin arritur me sukses dhe incidenti ndodhi në kthim.

“Kishte ngrica në Bogë, terren i vështirë. Ishte edhe një njeri që kishte një dëmtim në këmbë dhe kërkonin sa më shpejt ta ulnim poshtë sepse po i shteronin edhe forcat. Rrëth orës 15:00 disa anëtarë tanët ishin duke bërë një hiking.

Një anëtar i grupit ka rrëshkitur, si pasojë ka ngelur i dëmtuar në këmbë. Anëtarët tanë kanë bërë çmos ta ulin në një zonë të sigurt. Është transportuar afër një guve, i është dhënë ndihmë. Ishin 5 persona, njëri u dëmtua dhe u bë edhe shoqërimi i tyre”, tha Lika.

“Janë organizime të ndryshme që ndodhin çdo fundjavë. Destinacioni ishte maja e Çardakut, që është edhe maja më e vështirë e Bogës për t’u arritur. Maja është arritur me sukses nga grupi, por në momentin e kthimit ka ndodhur incidenti. Duke qenë të paktë në numër e kishin të pamundur pjesën e evakuimit”, tha Baze.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama

Protestuesit këtë të shtunë kanë shfaqur shkrime në muret e Kryeministrisë. Ndryshe nga ditët e kaluara të protestës këtë të shtunë ata nuk kanë shfaqur...
21:12 | 27/06/2026

Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë

Në ditën e 28-të të tubimit qytetar në Tiranë, aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën këtë të shtunë përpara qytetarëve, duke përcjellë një...
21:11 | 27/06/2026

Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu

Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis këtë të shtunë është bashkuar në protestën e qytetarëve para Kryeministrisë në Tiranë. Ajo gjatë fjalës së saj theksoi se Europa...
20:47 | 27/06/2026