50 efektivë të ushtrisë nën monitorim zonën e përfshirë nga zjarri në Lunxhëri
50 efektivë të ushtrisë po mbajnë nën monitorim të vazhdueshëm zonën që u përfshi nga zjarri në Lunxhëri, Gjirokastër për të ndërhyrë në kohë në rast të riaktivizimit të flakëve.
Rreth orës 4 të mëngjesit të ditës së sotme shërbimet zjarrfikëse të Qarkut të Gjirokastrës kanë vendosur nën kontroll zjarret në zonat me pisha dhe kullota që rrezikuan fshatrat Valare, Topullaraj, Dhoksat, Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.
Ndërhyrja për gati 7 orë në luftë me flakët evitoi rrezikun për banesat. Në vendngjarje vijojnë të qëndrojnë një grup prej 50 trupash të ushtrisë për fikjen e trungjeve dhe mbajtjen nën monitorim të të gjithë zonës për ti paraprirë riaktivizimit të mundshëm të zjarrit.
Dyshohet se vatra e zjarrit në Lunxhëri, ndër më problematiket e kësaj vere ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani