50 persona u evakuuan në Metz për shkak të rrezikut të shembjes së ndërtesës

8 Maj 2025 | 07:20

Autoritetet lokale në Metz, një qytet në verilindje të Francës, njoftuan se rreth 50 persona u evakuuan sot për shkak të rrezikut të shembjes së një ndërtese banimi.

Në njoftimin e kryetarit të bashkisë së Metz, thuhet se qiramarrësit e ndërtesës që kërcënohej me shembje, si dhe banorët e disa ndërtesave përreth, u evakuuan, raporton BFMTV.

“Ekziston një kërcënim real dhe i menjëhershëm për shembje. Pra, mund të ketë një shembje të papritur të ndërtesës”, paralajmëroi kryebashkiaku i Metz, François Grodidier, në rrjetet sociale.

Ai tha se një kompani ndërtimi e kualifikuar duhet të mbështesë themelet dhe bodrumin e ndërtesës.

“Këto punime ndërtimi janë të rrezikshme dhe hyrja në vendin e ndërtimit do të ndalohet rreptësisht për publikun dhe banorët derisa të eliminohen rreziqet”, njoftoi kryebashkiaku i Metz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë

Gjermania kërkoi bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportet se Kina po stërvit ushtarë rusë, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme, duke konfirmuar...
10:56 | 04/07/2026

Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë

Revista amerikane Forbes ka publikuar një analizë mbi situatën aktuale të presidentit rus Vladimir Putin, duke e lidhur atë me zhvillimet e luftës në Ukrainë,...
21:44 | 03/07/2026

Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike

Shkencëtari i njohur i inteligjencës artificiale, Yann LeCun ka hedhur dyshime të forta mbi aftësitë e modeleve aktuale si “ChatGPT”, duke deklaruar se ato nuk...
21:42 | 03/07/2026