50-vite aktor, Nikolla Llambro vlerësohet me titull “Qytetar Nderi” në Gjirokastër

23 Dhjetor 2024 | 08:14

Aktori i mirënjohur gjirokastrit i skenës dhe ekranit, Nikolla Llambro është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”. Titulli i akorduar nga Këshilli Bashkiak iu dorëzua përgjatë një aktiviteti artistik i cili në mënyrë simbolike titullohej “Një jetë në dy kohë”.

Llambro është mjaft i njohur për artdashësit e qytetit të gurtë dhe më gjerë me interpretimin e rolit të patriotit Zeman Mashkullora në filmin ” Liri a vdekje”,filmin ” Koncert në vitin 1936″, etj. Në 50 vite karrierë ka realizuar një galeri të pasur rolesh në teatër dhe kinematografi mes të tjerash edhe interpretimin në seriale televizivë në Greqi Qipro e Gjermani.

“Kur merr një titull, një vlerësim, një çmim nuk ka sesi të mos emocionohesh sepse është një vlerësim, është një konsideratë që të bëhet nga instancat, miqtë, spektatorët, prandaj jam edhe i emocionuar, krenar dhe i lumtur”, tha aktori.

Për të ky vlerësim i shkon njëkohësish edhe aktorëve të vjetër të teatrit të Gjirokastrës të cilët kanë një kontribut të veçantë.

“Çdo vlerësim për aktorët në përgjithësi sidomos edhe për teatrin e Gjirokastrës është një vlerësim, një kënaqësi, një konsideratë dhe mendoj që Gjirokastra ka pak në këtë drejtim. Ka aktorë që duhen vlerësuar shumë më tepër të cilët e meritojnë të jenë në rangun e aktorëve që i kanë dhënë teatrit dhe spektatorit”, u shpreh Nikolla Llambro.

Trupa e teatrit profesionist “Zihni Sako” të Gjirokastrës ka një jetë kulturore 50 vjeçare ndërsa me vlerat artistike spikat në historikun e teatrit shqiptar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati i Popullit nis hetim për ndërhyrjen e Policisë në protestën para Parlamentit

Avokati i Popullit ka reaguar këtë të martë lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar përpara Parlamentit, duke shprehur shqetësim të...
18:30 | 30/06/2026

Dëshmia e të mbijetuarës amerikane nga aksidenti tragjik në autostradë: Brenda pak sekondash u gjendëm të përmbysur

Një shtetase amerikane, e cila i mbijetoi aksidentit tragjik të ndodhur këtë të martë në autostradë, ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur...
18:23 | 30/06/2026

“Fëmija u rikthye në jetë”, policia saktëson të dhënat për aksidentin e furgonit: Viktimë mbeti vetëm shoferi, 7 të plagosur rëndë

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë të përditësuar për mediat, duke saktësuar të dhënat lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë të...
18:08 | 30/06/2026