“500 mijë rusë janë larguar”, Belik: Mobilizimi ushtarak në Rusi po kryhet i plotë

6 Tetor 2022 | 18:55

Aleksandër Belik, avokat i “Lëvizjes së kundërvënësve të ndërgjegjes” ruse, një intervistë për Euronews Albania, deklaroi se mobilizimi në Rusi po kryhet i plotë dhe pse presidenti rus Vladimir Putin tha se do bëhet i pjesshëm.

Belik theksoi po rekrutohet një pjesë e mirë e popullatës, ku të përfshirë janë të gjithë burrat.

“Aktualisht mobilimi quhet i pjesshëm por po ndodh në tërësi, po rekrutohet një pjesë e mirë e popullatës. Po rekrutohen dhe rezervistët.

Nuk ekziston një cilësim kategorish, janë të përfshirë të gjithë burrat, në përgjithësi 45-vjeç por ka edhe moshë më të madhe”- nënvizoi Belik.

Sipas tij që prej ditës kur Putin shpalli mobilizim, rreth 500 mijë rusë janë larguar nga vendi.

“Njerëzit duan të largohen nga Rusia, shumë rusë janë larguar për në Gjeorgji, Kazakistan ku ata mund të gjejnë shpëtim. Flitet për 500 mijë rusë të larguar.

I pyetur se çfarë ndodh nëse dikush refuzon të rekrutohet, Belik u shpreh: Mundësitë janë që njerëzit nuk paraqiten në polici, dhe nuk çojnë një draft atje. Mënyra tjetër përveç mosparaqitjes është që ata kërkojnë poste të tjera në ushtri.

Ndër të tjera ai theksoi se mobilizimi është i detyrueshëm por edhe pse sistemi është i fuqishëm  njerëzit largohen nga shtëpitë e tyre për të shkuar në një vend tjetër, në mënyrë që policia të mos i gjejë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026