PD inkurajon SPAK të hetojë tenderin 500 mijë USD të FSHZH
Partia Demokratike kërkoi sot nga SPAK hetimin për Fondin Shqiptar të Zhvillimit lidhur me tenderin e ‘menusë së 100 fshatrave’.
Deputetja Dhurata Çupi tha se shuma prej 500 mijë dollarësh për një menu gatimi është dëshmi e abuzimeve me paratë e shqiptarëve.
“Qeveria e Ramës shpenzon 500 milionë për menu restorantesh. Ne inkurajojmë SPAK të çojë para drejtësisë çdo abuzues të taksave të shqiptarëve, faturat e të cilëve kanë bërë që shqiptarët të jenë ndër popujt më të varfër në rajon. Shqipëria është e varfër se ajo vidhet çdo ditë nga politikanë të korruptuar”, u shpreh deputetja e PD në një komunikim për mediat.
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për një tender të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me vlerë rreth 500 mijë dollarë, pas dyshimeve se është fituar nga djali i drejtorit të këtij institucioni, Dritan Agolli.
SPAK po heton për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë dhe korrupsion.
Tenderi me afat 36 muaj, është dhënë për krijimin e produktit autentik ushqimor shqiptar duke krijuar “Menunë e 100 Fshatrave”.
Fituesi “Mascarpone sh.p.k” do të ndihmojë që fshatrat që janë pjesë e projektit të ofrojnë një menu ushqimore duke u bazuar tek menutë tradicionaleve të këtyre zonave.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Rama publikon mesazhin e mbështetësit: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre Shqipërinë të njohur ndërkombtarisht
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 12:59 Vala rekord e të nxehtit dëmton pjesë të rrjetit elektrik të Evropës
- 12:44 Skandali Epstein, Departamentit të Drejtësisë i vendoset afat kohor për publikimin e plotë të dosjeve
- 12:41 Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
- 12:36 “Do luftojmë me thonjtë tanë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza
- 12:34 Japonia premton 15 milionë dollarë ndihmë për Iranin, Libanin dhe Bregun Perëndimor
- 12:30 Irani: Kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet pa koordinim me Teheranin