500 pacientë në 1 javë, rriten rastet e të prekurve me viroza në spitalin e Shkodrës

10 Janar 2024 | 16:50

Qarku i Shkodrës në këtë fillimviti po përballet me një numër të shtuar të pacientëve që po i drejtohen mjekut, si pasojë e virozave stinore.

Dhurata Hysa shefe e epidemiologjisë në Shkodër thotë për Euronews Albania se janë më shumë se 500 pacientë që janë paraqitur në një javë për të kryer ekzaminime në qendrat spitalore.

“Situata epidemiologjike në Shkodër nuk është e qëndrueshme pasi ka një trend në rritje të të infektuarve. Kryesisht inflacione respiratore të sipërme ku futen virozave , gripi si dhe një numër shumë i vogël i rasteve me COVID 19. Mund të them që brenda javës numri i të infektuarve me viroza të ndryshme ka qenë mbi 500 raste”, thotë mjekja.

Por cilat janë grupmoshat më të prekura?

“Janë të gjitha moshat por nga 5 vjeç deri në 14 janë ato që predominojnë në qarkun e Shkodrës. Pastaj 1 deri në 3-4 vjeç por dhe grupmoshat e tjera. Janë grupmosha pediatrike më e prekur”, shprehet ajo.

Përafërsisht janë rreth 1 mijë pacientë të paraqitur në dy javët e para të janarit, ndërsa mjekja thotë se numri është shumë më i lartë i atyre që nuk paraqiten për të marrë ndihme e parë, por mjekohen me kishte shtëpie.

Ndërsa numri i virozave në vijim pritet të jetë në rritje, prania e virusit COVID 19 është ulur në nivele të papërfillshme, ku në muajin që lamë pas janë vetëm 17 raste të identifikuara me simptoma të lehta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026